BallinaLajmeNdryshe prej Lutfi Hazirit, LDK-ja thotë se kryesia nuk është në dorëheqje

Ndryshe prej Lutfi Hazirit, LDK-ja thotë se kryesia nuk është në dorëheqje

Të ngjajshme

Shakira dhe Burna Boy “ndezin” Botërorin 2026, publikohet himni zyrtar

Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar këngën zyrtare të...

Mehani lajmërohet pas incidentit të djeshëm: Kur je me gra, nuk sulmohet njeriu

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Perandoria mediatike e Orbanit po shembet

Perandoria mediatike e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit hungarez...

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur që përmes një reagimi publik të sqarojë opinionin për referimet që iu janë bërë kryesisë së subjektit, duke thënë se janë në “dorëheqje”. Në këtë mënyrë partia e Isa Mustafës e ka demantuar Lutfi Hazirin që ishte i pari që përmendi termin “kryesi në dorëheqje” për LDK-në, raporton Gazeta Express.

Një ditë pas rezultateve të para të zgjedhjeve të 14 shkurtit, kreu i LDK-së, Isa Mustafa paralajmëroi dorëheqjen e tij.
Në një konferencë të shkurtë për gazetarët, atë ditë pak foli edhe nënkryetari i subjektit, Lutfi Haziri.

“Nuk ka të bëjë me emra kryetari e tha. Ne jemi kryesi në dorëheqje”, ka thënë Haziri para mediave, kur është pyetur atë ditë nëse do të jetë ai kryetari i ri i LDK-së.

Megjithatë, duket se LDK-së nuk i ka pëlqyer referimi “kryesi në dorëheqje”, pasi që të njëjtët kanë reaguar sot kur këtë term e kanë përdorur mediat.

Në një sqarim për opinionin publik në LDK kanë thënë se sot do të takohet kryesia e partisë ku do të bëhen përgatitjet për Kuvendin e LDK-së ku do të vendoset për kryetarin e ri.

Nga LDK-ja thonë se kryesia nuk është në dorëheqje.

“Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit. Vetëm Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së”, thonë nga LDK-ja./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz