Ndodhi në Skenderaj, me pushkë gjuetie shtien mbi reflektorin që ndriçon rrugën
03

Lexo edheNë një fshat të Skenderajt shiteshin produkte me afat të skaduar, gjobë ndaj pronarit

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Skenderaj ka bërë që njëri nga ta, të shtie me pushkë gjuetie mbi reflektorin që ndriçon rrugën e lagjës, shkruan Drenica Press
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K-Shqiptar me pushkë gjuetie ka shtënë në një reflektor në shtyllën e lagjes që shërben për ndriçim. Njësia policore nga i dyshuari ka konfiskuar pushkën e gjuetisë (pa leje) dhe një gëzhojë të kalibrit 12 mm, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, -thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është duke u trajtuar si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm. /Drenica Press/

Lexo edheNë një fshat të Skenderajt shiteshin produkte me afat të skaduar, gjobë ndaj pronarit