Të nderuar Fermer,
Që nga muaji Qershor i këtij viti në Kosovë është e përhapur Dermatiti Nodular i Lopëve (Sëmundja gungore e gjedhit) e cila prekë të gjitha moshat duke përfshirë edhe viçat. Aktualisht flitet për një gjendje epidemie të Dermatiti Nodular të gjedhit, andaj është shumë e rëndësishme që të gjitha institucionet të komunikojnë dhe bashkëpunojnë për parandalimin e përhpjes së mëtutjeshmë të sëmundjes gungore e cila është përhapur për herë të parë bë Republikën e Kosovës
Mesazhi ynë është që të shtoni përkujdesin për ruajtjen nga inkfesioni me Dermatitin Nodular te gjedhi duke ju përmbajtuar këtyre rregullave dhe këshillave;
-evitoni blerjen e kafshëve të reja dhe lëvizjen në kullota të panjohura
-shtoni masat e biosigurisë në fermë duke izoluar dritaret me rrjetë, duke trajtuar çdo gjedhë më substanca kundër mizave dhe mushkonjave (repelente)
-mos i nxirrni në kullotë kafshët tuaja në afërsi të zonave ku ka shpërthyer Dermatiti Nodular















