back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNdëshkohen dy kompani të autobusëve në Ferizaj për mungesë të kontrollit teknik

Ndëshkohen dy kompani të autobusëve në Ferizaj për mungesë të kontrollit teknik

Të ngjajshme

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar dy kompani të autobusëve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Gjatë një kontrolli të zhvilluar më 05 gusht 2025, policia ndaloi dy autobusë me targa vendore dhe konstatoi mungesën e çertifikatave të kontrollit teknik gjashtëmujor, duke rrezikuar kështu sigurinë e pasagjerëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Në bazë të Ligjit për Automjete nr. 05/L-132, secilës kompani iu shqiptua një gjobë prej 500 euro.

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe zbatimit të ligjit.

Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje apo rrezik në trafik përmes këtyre kontakteve:

-192

-0290/326-250

-0290/322-406

📱 Aplikacioni “Lajmëro Policinë”./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit