Policia në Ferizaj ka ndëshkuar dy kompani të autobusëve në Ferizaj për shkelje të rregullave të trafikut.
“Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy personave juridik – kompani të autobusëve, për shkelje të rënda të rregullave të trafikut. Më 05.08.2025, në Ferizaj, gjatë kontrollit të dy autobusëve me targa vendore, është konstatuar se mungonin çertifikatat e kontrollit teknik gjashtëmujor.”
Ata janë gjobitur me 500 euro.
“Për këto kundërvajtje, në bazë të Ligjit për Automjete nr. 05/L-132, është shqiptuar nga një gjobë prej 500 euro për secilën kompani.”
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe respektimin e ligjit. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes telefonave kujdestarë: – 192 – 0290/326-250 – 0290/322-406, si dhe Aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Të gjitha informacionet trajtohen me konfidencialitet të plotë.”