Ndeshja, Ferizaj – Drenica hap xhiron e javës së tetë në Superligën e Kosovës
BILLI
Lexo edheE tmerrshme: Ja çfarë i kanë bërë llogos së Feronikelit, Legjendat e Llapit (Foto)
Java e tetë e Superligës së Kosovës në futboll starton në pasditën e sotme.
Ferizaj dhe Drenica do ta hapin javën e tetë, ku pritet të zhvillohet një ndeshje tejet interesante.
Ky fillim i sezonit nuk ka qenë edhe aq i lehtë për të dyja skuadrat në fjalë, megjithatë si Ferizaj ashtu edhe Drenica janë në kërkim të tre pikëve.
Drenica do ta fillojë këtë ndeshje pa asnjë mungesë, ndërsa te Ferizaj spikasin mungesat e Armend Blakçorit dhe Granit Jasharit.
Ndeshja do të zhvillohet në Ferizaj me fillim nga ora 15:30.

Lexo edheE tmerrshme: Ja çfarë i kanë bërë llogos së Feronikelit, Legjendat e Llapit (Foto)
Përndryshe, Ferizaj gjendet në vendin e 11-të me 4 pikë pas 7 ndeshjeve, ndërsa Drenica në vendin e pestë me 12 pikë./IndeksOnline/