back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeNdërron jetë një pushues në bregdetin Durrësit, Policia jep shkakun

Ndërron jetë një pushues në bregdetin Durrësit, Policia jep shkakun

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Një pushues në Durrës ka humbur jetën një ditë më parë. Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se, 81-vjeçari me iniciale V. N., banues në Tiranë, teksa ishte në breg të detit, nuk është ndiere mirë. Ai është transportuar për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera rezulton, se i moshuari vuante nga sëmundja e tensionit, ku kurohej dhe shkaku i vdekjes ka ardhur nga ataku kardiak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, shtuan të njëjtat burime.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Më datë 26. 08. 2018, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, shtetasi V. N., vjeç 81, banues në Tiranë, në breg të detit nuk është ndjerë mirë dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera rezulton, se ky shtetas vuante nga sëmundja e tensionit, ku kurohej dhe shkaku i vdekjes ka ardhur nga ataku kardiak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz