BallinaSportNdërron jetë legjenda e Formula 1

Ndërron jetë legjenda e Formula 1

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Ka ndërruar jetë kampioni i trefishtë i Formula 1, austriaku Niki Lauda, raporton Anadolu Agency (AA).

Legjenda e F1 ka ndërruar jetë në spitalin e Cyrihut të hënën vonë, thuhet në kumtesën e lëshuar nga familja e tij të cilën e citon agjencia austriake e lajmeve APA.

I menjëhershëm ka qenë ngushëllimi i Ferrarit për familjen e ish kampionit Lauda.

“Të gjithë në Ferrari jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmi i vdekjes së mikut tonë të dashur Niki Lauda. Ai fitoi dy nga tre kampionatet botërore me ne, prandaj përgjithmonë do të jetë në zemrat tona dhe në ato të të gjithë tifozëve të Ferrarit. Ngushëllimet tona të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij”, shkruan në llogarinë e Ferrarit në Twitter.

Ka reaguar edhe konstruktori McLaren. “Ndjejmë keqardhje nga lajmi se miku ynë, kolegu dhe kampioni botëror në Formula 1 nga viti 1984 Niki Lauda, ka ndërruar jetë. Niki do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona dhe në historinë tonë të shkëlqyer”, shkruan në llogarinë e McLaren në Tëitter.

Lauda ka fituar tre titujt e kampionit botëror me Ferrari në vitet 1975 dhe 1977 dhe me McLaren në vitin 1984.

Në fillim të muajit ai u shtrua në spital me grip, ndërsa gushtin e kaluar i’u nënshtrua transplantimit të mushkërive.

Ai do të mbahet mend për incidentin në garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë në vitin 1976, ku pas përplasjes për një pengese, bolidi i tij u përfshi nga flakët nga të cilat pësoi djegie të rënda. Megjithatë Lauda u kthye në Formula 1 gjashtë javë më vonë.

Gara e vitit 1976 dhe rivaliteti i tij me pilotin britanik James Hunt, kampion bote në vitin 1976, u shfaq në filmin “Rush” të vitit 2013.

Ndërron jetë legjenda e Formula 1, Niki Lauda

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz