BallinaLajmeNdërroi jetë dëshmitari kryesor që i shpëtoi masakrës së 5 prillit në...

Ndërroi jetë dëshmitari kryesor që i shpëtoi masakrës së 5 prillit në Rezallë

Të ngjajshme

PSG nuk ndalet! Forcon vendin e parë në Ligue 1

PSG ka marr tre pikë të reja në kampionatin...

OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara për vlerësimin e pronave të ish-udhëheqësve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK)...

Gërvalla njofton hapjen e 5 projektligjeve për konsultim publik

Pesë projektligje kyçe në kuadër të reformës në drejtësi...

Po ngarkoni lavastoviljen (pjatalarësen) gabim! Si ta bëni saktë

Shumë njerëz e shohin larjen e enëve si një...

Bilanc i rëndë nga tërmeti në Afganistan, humbin jetën 8 persona

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa një...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë njëri prej dëshmitarëve kryesor që i shpëtoi masakrës së 5 prillit, Misin Deliu.

“Misini ishte dëshmitari kryesor që kishte dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale ndaj dy gjeneralëve serb, Lubisha Dikoviq dhe Dejan Rangjelloviq”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Postim i plotë:

Para pak ditësh kur po diskutoja në kuvend për themelimin e një Tribunali për të dënuar krimin dhe gjenocidin serb, potencova disa nga dëshmitë rrënqethëse të Masakresës së Rezallës..

Njëri prej dëshmitarëve kryesor që i shpëtoi masakrës së 5 prillit, Misin Deliu, mëngjesin e sotëm paska ikur në amshim.

Baca Misin, ky burrë i urtë e dashur, edhe pse ishte plagosur tri herë, i kishte mbijetuar pushkatimit masiv që bëri Serbia në Rezallë dhe kishte rrëfyer dëshminë rrënqethëse të krimit e gjenocidit serb…

Misini ishte dëshmitari kryesor që kishte dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale ndaj dy gjeneralëve serb, Lubisha Dikoviq dhe Dejan Rangjelloviq.

Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për Drejtësi, njohje te krimeve dhe dënim të kriminelëve, prandaj nuk ka rrugë tjetër përveq zbardhjes së të vërtetës së dhimbshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz