back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeNdërpriten punimet e kompleksit banesor afër Liqenit Akumulues në Mitrovicë, nga Komuna...

Ndërpriten punimet e kompleksit banesor afër Liqenit Akumulues në Mitrovicë, nga Komuna thonë se ishte e kundërligjshme

Të ngjajshme

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Rinumërimi: Albin Kurtit deri më tani i janë hequr mbi 400 vota

Janë rinumëruar mbi 75 për qind e votave të...

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

Komuna e Mitrovicës, saktësisht Drejtoria e Inspekcionit ka vendosur shiritat për ndalimin e punimeve në ndërtimin e një kompleksi banesor pranë Liqenit Akumulues.

Sipas kësaj Komune, kjo ndërtesë po ndërtohej në mënyrë të kundërligjshme.

“Në vendngjarje ishte i pranishëm drejtori i Inspekcionit, z. Mujë Igrishta, së bashku me inspektorët të cilët dokumentuan çdo shkelje të evidentuar. Drejtori i Inspekcionit z.Mujë Igrishta, ka potencuar se për shkak të mosrespektimit të kushteve dhe shkeljes së disa kritereve ligjore, kompanisë “AZ Building” i janë pezulluar punimet. “Ky veprim vjen për të garantuar respektimin e ligjit dhe për të siguruar që çdo ndërtim të zhvillohet sipas rregullave dhe obligimeve ligjore”, është shprehur drejtori z.Igrishta”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz