BallinaLajmeNdërpriten kërkimet për policët e zhdukur

Ndërpriten kërkimet për policët e zhdukur

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Njësia e shpëtim-kërkimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar për sot kërkimet për dy policët e zhdukur një ditë më parë në lumin Lepenc.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress Haki Hertica nga njësia për Kërkim-Shpëtim e FSK-së. Ndërprerja e kërkimeve për sot është bërë për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

Ai thotë se “kërkimet do të vazhdojnë nesër rreth orës 09:00”.

Policët Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena kanë pësuar një aksident në kryerje të detyrës, dhe dyshohet se me makinë kanë rënë në lumin Lepenc. Haradinaj ka kërkuar ndihmën edhe të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev që të bëhen kërkime edhe në pjesën maqedonase të Lepencit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz