nasty one on Neymar this
Ndërhyrje brutale e mbrojtësi kolumbian ndaj Neymar (VIDEO)
BILLI·

Futbolli në Amerikën Latine i ka të dyja ekstremet e saj, edhe spektaklin me topin edhe ndërhyrjet e ashpra. Kjo ndodhi dhe në ndeshjen e fundit mes Brazilit dhe Kolumbisë e cila kishte për protagonist Neymarin.
27 vjeçari u kthye në fushën e lojës pas 3 muajsh pushim, e për t’i uruar mirëseardhjen mendoi mbrojtësi i Kolumbisë, Davinson Mina.
Ky i fundit në një dyluftim në pjesën e dytë bëri një ndërhyrje që vetëm për gjyqtarin nuk ishte penallti. Mbrojtësi i Tottenhamit shtyn me duar fort brazilianin duke e përplasur me reklamat e fushës.
Neymari përplaset me kokë, por fatmirësisht nuk u dëmtua. Futbollisti 23-vjeçar i Kolumbisë nuk i kërkon as falje pas asaj ndërhyrje skandaloze.
Lexo edhe‘Vetëm dëgjoni zhurmën brenda stadiumit, është ringjallje’ – reagimi i komentatorit anglez pas golit të Muriqit
Peter Mcpartland@PED7
57 people are talking about this















