Ndarja e 15 ministrive mes Vetëvedosjes, LDK’së dhe minoriteteve

Arrihet marrëveshja – Qeveria do të ketë 15 ministri, 6 VV-ja, 6 LDK-ja dhe 3 komunitetet
Kreu i VV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Muatafa në një konferencë për medie kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, raporton Ekonomia Online.
Kreu i VV Albin kurti ka thënë se janë takuar sot me Mustafën për ta nënshkruar programin qeverisës.
“Ne sot u takuam me Isa Mustafën dhe u dakorduam që të takohemi që ta jetësojmë plan-programin qeverisës. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen për të qeverisur 4 vjet”, ka thëne ai.
Qeveria Kurti do të ketë 15 ministri, ku sipas Kurtit do të jenë edhe 33 zëvendësministra.

Lexo edheKurti tregon sa ministra e zëvendësministra do t’i ketë Qeveria e re
“Jemi dakorduar që t’i kemi 15 ministri dhe 33 zëvendësministra dhe dy zëvendëskryeministra”.
Se kanë arritur marrëveshje VV-LDK, e tha edhe Mustafa, raporton EO.
“Ne kemi arritur marrëveshje dhe vlerësojmë se është marrëveshje e mirë. Marrëveshja është rezultat i punës shumë të gjatë dhe do të jetë ndër qeveritë më të mira.


