Ndalet rryma në Çikatovë, Gradicë dhe në Drenasin 3, KEDS shkon për intervenim
03·
Të paktën dy qendra të votimit kanë mbetur pa rrymë në kohën kur po mbahen zgjedhjet lokale në Drenas.
Në fshatin Çikatovë, Gradicë dhe në Drenasi 3 është raportuar se është ndalur energjia elektrike.
Zëdhënësi i KEDS’it, Viktor Buzhala ka thënë se në këto dy pjesë ka pasur prishje të trafove dhe se ekipet e KEDS’it janë duke dalë në teren për t’i sanuar dëmet.
Lexo edheNISMA akuza për policinë dhe prokurorinë
“Në ‘Drenasi 3 trafo ka një prishje. Edhe në Gradicë ka pasur prishje. Ekipet tona janë duke shkuar për intervenim”, ka thënë Buzhala. /Express














