Friday, July 18, 2025
BallinaSport“Nazizëm në Bullgari dhe racizëm në Malin e Zi, ndërsa në Kosovë...

“Nazizëm në Bullgari dhe racizëm në Malin e Zi, ndërsa në Kosovë na qerasën me birra”

Të ngjajshme

SBASHK mban nesër kongresin online dhe konferencë për media në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)...

Nuk mjafton goli i Kosovare Asllanit, Suedia mposhtet nga Anglia dhe eliminohet nga Kampionati Evropian

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave, është gjysëmfinalistja...

Java e ardhshme ‘përvëluese’ në Kosovë, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Arilena Ara feston ditëlindjen në ishujt grekë – publikon foto nga jahti

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka festuar ditëlindjen në...

Gazetari sportiv i “Daily Mail”, Adam Shergold, ka treguar eksperiencën e tij në Kosovë, në atë që e quan një “ndeshje jashtë fushe aspak e zakontë për Anglinë”.

“Bulevardi “Nënë Tereza ishte i mbushur me flamuj anglezë dhe kosovarë. Njerëzit në Prishtinë kishin dëshirë të na qerasnin me birra përpara ndeshjes dhe, edhe pse nuk flisnin shumë anglisht, na bënë të ndiheshim të mirëpritur, edhe pse ishim shumë larg vendit tonë. Provuam tension në vizitat tona në Malin e Zi dhe Bullgari, dy vende në kufi me Kosovën. Si një tifoz që e kam ndjekur Anglinë brenda dhe jashtë, kjo ishte hera e parë që kam ndjerë një pritje kaq të ngrohtë dhe një admirim e vlerësim kaq të madh për vendin tim”, shkruan gazetari.

Ai shton se “kishte një dëshirë të madhe nga banorët e Prishtinës për të shprehur mirënjohjen për rolin që ka luajtur Mbretëria e Bashkuar për të ndihmuar Kosovën që të fitonte pavarësinë nga Serbia në vitin 2008”.

Sipas tij, kjo ishte arsyeja që pranë aeroportit të Prishtinës ishte një “billboard” i madh me një foto të Raheem Sterling dhe mesazhi “Mirëseerdhët, vëllezër”.

“Një kontrast i madh me vizitat në Malin e Zi dhe Bullgari, ku Sterling dhe Rashford u bënë viktima të koreve raciste”, shkruan gazetari anglez.

- Advertisement -

Të Fundit