back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeMustafa tregon gjendjen e tij shëndetësore: Brinjët i kam të lënduar

Mustafa tregon gjendjen e tij shëndetësore: Brinjët i kam të lënduar

Të ngjajshme

Përfundon ushtrimi i përbashkët me policinë, reagon Ambasada Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar...

Ulutas pret në takim sekretarin gjerman të Ministrisë së Mbrojtjes

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur sot në...

Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa tha se ka të lënduar brinjët pas sulmit të sotëm nga dy zyrtarë policorë.

Mustafa në një konferencë për media në orët e mbrëmjes është shprehur i shqetësuar lidhur me sulmin që i ka ndodhur atij.

Mustafa ka thënë se pas sulmit fizik i janë lënduar brinjët.

“Menjëherë kam qenë në emergjencë, jam duke i pritur raportin mjekësor. Është e vërtetë se pantollat mu kanë gris, edhe brinjët i kam të lënduar. Kam probleme në këtë pjesën e djathtë, sipër barkut”, ka thënë Mustafa.

Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa është sulmuar sot fizikisht nga dy policë në lagjen e njohur si “Te Qafa” në Prishtinë. Sulmuesit e Agron Mustafës janë identifikuar të jenë dy policët, Nazim Sahiti dhe Avni Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz