BallinaLajmeMustafa thotë se nga Ibrahim Rugova askush s’dëgjoi asnjë fjalë të keqe

Mustafa thotë se nga Ibrahim Rugova askush s’dëgjoi asnjë fjalë të keqe

Të ngjajshme

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se Ibrahim Rugova ishte lider i epokave derisa ka folur në 11 vjetorin e vdekjes së tij.

Me këtë rast, Mustafa ka thënë se nga ish-Presidenti i Kosovës askush s’kishte dëgjuar asnjë fjalë të keqe prej tij.

“Sot, me pikëllim dhe shumë krenari, në 11 vjetorin e kalimit të tij në amshim, e përkujtojmë Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugovën. Rugova ishte arkitekt i pavarësisë, lider vizionar, personalitet frymëzues, të cilit s’ia dëgjoi kurrë askush një fjalë të keqe. Gjatë jetës së tij, Rugova na udhëhoqi drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, vendosi standardet më të larta në politikë, u bë mik i shquar i botës demokratike, ishte krijues kulminant dhe njeri shembullor…”, ka shkruar Mustafa, në FB teksa ka cituar cilësimet e Senatorit Amerikan, Bob Doll për Rugovën.

“Ashtu si Presidenti Amerikan Abraham Lincoln, Presidenti Rugova është bërë njeri i epokave”, shkruante Senatori Bob Doll.

“Ibrahim Rugova ishte me të vërtetë i tillë: Njeri i Epokave.Lavdi për jetë e mot!”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz