back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeMustafa për Qeveri pa zgjedhje: I ka vdekë nana kësaj pune

Mustafa për Qeveri pa zgjedhje: I ka vdekë nana kësaj pune

Të ngjajshme

Lajmi i fundit: Ndihet dridhje toke në Skenderaj

Një dridhje toke para pak çastesh është ndier në...

Skena të pabesueshme në “Stamford Bridge”, barazon Leeds

E papritura ndodhi në “Stamford Bridge”. Kjo pasi që Leeds,...

Termet në Kosovë

Një termet ka lëkundur sot tokën e Kosovës. Magnituda ka...

“Do i bie fort” – Si ka ndikuar raporti Selin-Gimbo te Miri

Në Prime-n e kaluar, një klip lëndoi Gimbon në...

Kryetari i rizgjedhur i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka mundësi që vendi të arnoj Qeverinë e tanishme dhe se vendi do të shkoj me siguri drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Kësaj pune i ka dekë nëna”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook sa i përket mundësisë së arnimit të Qeverisë së partisë së tij së bashku me PDK’në.

Mustafa ka thënë se seanca e thirrur për datën 22 gusht nuk duhet në asnjë mënyrë të dështojë për mungesë të deputetëve të shumicës prej 2/3.

“Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit”, ka shkruar Mustafa.

“Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh”

Mustafa ka thënë se qytetarët duhet të bëhen gati për zgjedhje.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

E konsideroj të arsyeshëm dhe të peshuar mirë vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit. Seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3.
Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit. Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh. Sa i përket blerjes së kohës për të arnuar qeveri me PDK-në, siç po tentojnë ta komentojnë disa, u them se për LDK-në “kësaj pune i ka dekë nëna”. Të mos i maltretojmë qytetarët me teori konspirative, por ti ftojmë të bëhemi gati për zgjedhjet e shtatorit.

IM

Të Fundit

Sport

ShowBiz