Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje
dp

Lexo edheNjoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës: Mbyllen përkohësisht hyrje/daljet e reja

Në FIVE në TV Dukagjini, Musliu-Shoshi ka thënë se kjo situatë është e paprecedentë dhe i kushton qytetarëve mbi 10 milionë euro.
“Krejt kjo ambicie e tij, mos të harrojmë ta theksojmë që qytetarit i kushton 10 milionë euro. Ambicia e Albin Kurtit që të ketë pushtet absolut. Ta dërgoj vendin në zgjedhje duke i pas 51.1 për qind. Duke e dërguar vendin në zgjedhje për herë të parë për president. Sepse asnjëherë republika e jonë nuk ka shkruar në zgjedhje shkaku i presidentit. Sepse gjithmonë ka pas bashkëpunime, ka pas një konsensus të përgjithshëm. Është here e parë që Albin Kurti e dërgon vendin në zgjedhje shkaku i presidentit. Vetëm dhe vetëm për ambicien e tij, për pushtet absolut. E kjo ambicie e tij, qytetarit i kushton më shumë se 10 milionë”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Lexo edheNjoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës: Mbyllen përkohësisht hyrje/daljet e reja