BallinaSportMuriqi autokritik për penalltinë e humbur: Një lojtar si unë duhej ta...

Muriqi autokritik për penalltinë e humbur: Një lojtar si unë duhej ta shënonte penalltinë

Të ngjajshme

Pas sulmit në Teheran, Irani nis raketa drejt Izraelit

Irani ka nisur disa raketa në drejtim të Izraelit. Sipas...

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi e humbi mundësi të artë që ta shpëtonte Mallorcan nga humbja, gjatë ditës së sotme.

Me ndeshjen e luajtur në stadiumin “Manuel Martinez Valero”, Elche mori një fitore të madhe në luftën për mbijetesë ndaj Mallorcës së Vedat Muriqit, e cila po ashtu po lufton për një vend në La Liga sezonin e ardhshëm.

Kur po zhvillohej minuta e 92-të e ndeshjes, Vedat Muriqi kishte mundësi që të shënonte nga pika e bardhë dhe të merrte një pikë në Elche, por që sulmuesi dardan ia huqi tërësisht portës, duke dërguar topin mbi shtyllën transverzale.

Pas ndeshjes që përfundoi 2-1 për Elchen, Muriqi dha një deklaratë autokritike, por edhe pakëz ngushëlluese.

“Një lojtar si unë duhej ta kishte shënuar penalltinë. Pata mundësinë të fitoja edhe 1 pikë më shumë. Këto janë gjëra që mund të ndodhin në futboll”, tha ai pas ndeshjes, shkruan “El Chiringuito”.

Vedat Muriqi ka shënuar 18 gola në La Liga sivjet, mirëpo që dy ndeshje nuk ka shënuar gol.

Mallorca e Muriqit gjendet në pozitën e 18-të, me 28 pikë, aq sa ka edhe Alavesi në pozitën e 17-të, por që është me një ndeshje më pak./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz