BallinaDrenica +Drenica SportMunishi: Nëse unë s’e bëra Feronikeli kampion, s’do ta bënte as Guardiola

Munishi: Nëse unë s’e bëra Feronikeli kampion, s’do ta bënte as Guardiola

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

smet Munishi është një nga trajnerët më të mirë në Kosovë, ndërsa emri i tij është përmendur gjatë gjithë kësaj kohe në “Vala Superliga”, pasi tekniku nuk po drejtonte asnjë ekip që me largimin nga Feronikeli.

Tashmë i zyrtarizuar në stolin e Besës së Pejës, Munishi tregon për “Vip Sport” diferencat e futbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës, por pa harruar të komentojë edhe afrimin e trajnerëve shqiptarë me futbollin në Kosovë.

Pas disa muajsh pushimi, jeni rikthyer për të marrë drejtimin e Besës së Pejës. Çfarë ju bindi në këtë projekt?

Në projektin e ri më ka bindur tradita e madhe e klubit dhe qytetit kampion të Pejës. Gjithashtu më ka bindur Shkumbin Gashi dhe kompania që pritet të zyrtarizohet si pronare në klubin tonë Besa.

Sezonin e ardhshëm do të jeni në Ligën e Parë dhe për shumë persona, kjo është cilësuar si një hap mbrapa. Ju vetë si e komentoni?

Unë jam Ismet Munishi dhe nuk i pranoj kritikat. Nuk lodhem asnjëherë që të dëgjoj ato çfarë fliten. Mund të them se jam shumë i privilegjuar që jam trajneri i Besës.

ismet munishi

Në Superiore gjyqtarët janë thuajse gjithmonë kryeqendra e vëmendjes mediatike. Po në Kosovë, sa mendoni se ndikojnë gabimet me dashje të gjyqtarëve për të ndërhyrë në lojë? A mund të bëhet edhe Kosova si Shqipëria në këtë drejtim?

Ne jemi shembull për Shqipërinë, duke u nisur këtu nga arbitrimi, korrektësia, integriteti i ndeshjeve dhe tradita e profesionalizmit. Kemi pasur kampionatin më të rregullt edhe se Italia. Madje as arbitrimi nuk ka qenë keq.

Risia e këtij sezoni në “Vala Superliga” ishin trajnerët shqiptarë, por asnjëri prej tyre nuk arriti të triumfonte. Si e komentoni gjithë këtë bujë?

Të gjithë janë thuajse miqtë e mi dhe i konsideroj trajner cilësorë. Ata e kanë pasuruar futbollin shqiptar, por kanë pasur pak informata për “Vala Superligën”. Në sezonin që vjen do të jenë edhe më shumë dinjitoz, janë shumë të aftë në arsyetime.

josa magani

A është kjo cilësia e tyre e vetme?

Jo ata kanë cilësi të tjera, por ky është specialiteti i tyre. (Qesh)

Feronikeli pas ikjes tuaj kaloi një periudhë negative, pasi kishte shumë ndeshje pa fituar. Kush mendon se është shkaku kryesor?

Ai klub ka ndërruar 4 trajnerë dhe 3 presidentë për një vetë. Futbollistët janë të dërrmuar duke u ndërruar filozofia e lojës. Nëse unë nuk munda ta nxjerrë kampion Feronikelin, atëherë nuk mundet as Guardiola.

Si e shihni të ardhmen e futbollit në Kosovë dhe ku mendoni se janë diferencat me Shqipërinë?

Shqipëria ka kualitet lojtarësh, por edhe financa të mira. Megjithatë për 3 ose 4 vite ne e tejkalojmë kampionatin shqiptar me kualitete dhe financa.

ismet munishi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz