BallinaRegjionaleMitrovicëMundësi eksporti për bizneset e Mitrovicës

Mundësi eksporti për bizneset e Mitrovicës

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Kryetari Bahtiri ka thënë ” Ne si komunë  po vazhdojnë të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për mbështetjen e prodhuesve vendor dhe bashkëpunimi i mirë duhet të rritet edhe më shumë, në mënyrë që prodhimet vendore të jenë të eksportuara gjithandej”.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e komunës së Mitrovicës sot  realizoi takim më bizneset  më të suksesshme të komunës sonë dhe Odes Ekonomike Afrikane.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth thellimit të bashkëpunimit në mes të kompanive vendore dhe atyre ndërkombëtare, me qëllim të rritjes së fuqisë së bizneseve  prodhuese të vendit. Pjesë e këtij takimi ishte edhe biznesmeni njohur gjerman Horst Krause i cili falë bashkëpunimit me Oden Ekonomike Afrikane kishte vizituar një numër të madh të bizneseve mitrovicase për të shikuar nga afër kapacitetet dhe kualitetin e prodhimeve vendore.

Kryetari Bahtiri i cili ishte pjesë e këtij takimi ka vlerësuar lartë vizitën e biznesmenit gjerman për prodhuesit vendor. ” Ne si komunë  po vazhdojnë të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për mbështetjen e prodhuesve vendor dhe bashkëpunimi i mirë duhet të rritet edhe më shumë, në mënyrë që prodhimet vendore të jenë të eksportuara gjithandej, është një mundësi e mirë për të gjitha bizneset që ti plasojnë produktet jashtë vendit duke krijuar ura të bashkëpunimit me kompanitë e mëdha botërore” ka thënë kryetari Bahtiri.
Edhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Nauf Aliu, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, duke përmendur atë se bizneset vendore kanë nevojë për mbështetje dhe promovim.
Biznesmeni Horst Krause u shpreh tejet i kënqur me kualitetin e prodhimeve të kompanive nga Mitrovica dhe me të drejt u shpreh që ato do të jenë edhe konkurruese në tregun Europian.” Falë bashkëpunimit me Oden Ekonomike Afrikane patëm mundësin për të takuar kompanitë të cilat prodhojnë produkte të kualitetit të lartë dhe do të dërgohen për tregun gjerman” shtoi biznesmeni  Krause.
Në fund u shtruan pyetje  për shkëmbim eksperiencash dhe mundësi bashkëpunimi.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz