back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeMujaj që sot aderoi në PDK, para dy javësh i ishte bashkuar...

Mujaj që sot aderoi në PDK, para dy javësh i ishte bashkuar AAK-së

Të ngjajshme

Dy ditë para zgjedhjeve, Presidentja Osmani fton mërgatën në pritje festive

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë...

Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot dhimbjeje dhe krenarie, askush s’mund t’i gjykojë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën...

Kjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Aktorja Blake Lively ka zbuluar se çfarë dhurate i...

LDK prezanton sot kandidatët për deputetë dhe programin politik

Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë sot 110...

Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e...

Profesori universitar Hasan Mujaj, i cili para dy javësh ishte prezantuar si aderim në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, sot ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Më 21 gusht, Mujaj bashkë me disa të tjerë, ishin prezantuar si aderime nga anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe kryetari i kësaj degës së kësaj partie në Pejë, Ali Berisha.

Por, sot kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka prezantuar profesorin Mujaj si aderim në partinë e tij.

Në një deklarim për KTV-në, Hasan Mujaj ka mohuar të ketë aderuar në AAK paraprakisht, duke thënë se fotoja e publikuar nga Ali Berisha është pa lejen e tij.

“Jo, asnjëherë nuk kam qenë anëtarë i AAK-së e asnjë partie tjetër. E kam parë edhe unë fotografinë. Nuk kam aderuar në Aleancë, vetëm kemi biseduar. Zotëri Berisha e ka publikuar atë pa pëlqimin tim”, ka thënë Mujaj.

Më pas ai ka pohuar se i është bashkuar PDK-së, pasi, siç është shprehur, e mbështetë “programin e kësaj partie për zhvillimin ekonomik dhe mënjanimin e dukurive negative”.

KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim lidhur me këtë edhe nga Ali Berisha, por i njëjti nuk është lajmëruar në telefon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz