Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas një postimi të Artane Rizvanollit, duke thënë se ministrat s’kanë nevojë të mbajnë ligjërata, por të mbrojnë bizneset.
Muharremi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se bizneset nuk munden të paguajnë energjinë, më shtrenjtë me flamurin kuq e zi.
“Patriotizëm nuk është me i rritë faturat, po është me e mbrojt prodhuesit dhe ekonominë tonë. Prodhuesit e bizneset tona nuk funksionojnë e punojnë me flamur kuq e zi, e as me postime të ministrave, por me energji. Kështu që, rryma e shtrenjtë nuk mbulohet me fjalime patriotike. Mundemi sa të kemi dëshirë me përdorë flamurin Kuq e Zi në fjalime edhe në Kuvend, por kjo nuk ka asnjë ndikim në koston e energjisë. Rryma që e prodhojmë dhe shesim me 30 euro, po ju ofrohet deri në 260 euro bizneseve tona”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu bëri bëri thirrje që të sigurohet energji e lirë që ekonomia të përfitojë, “e mos folni asnjë fjalë më shumë se fjalët nuk kryejnë asnjë punë, i merr era në fund”. /Telegrafi/