back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditHaziri për VV’në: Nëse i duhet Haxhiu arsyetim për shkak që s’po...

Haziri për VV’në: Nëse i duhet Haxhiu arsyetim për shkak që s’po mundet me ndërtu qeverinë, është problem i tyre, jo i joni

Të ngjajshme

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Një grup aktivistësh/esh, Kolektivi Feminist dhe Përpjekja, kanë bërë...

Arsenal dhe Chelsea synojnë finalen e EFL Cup, formacionet zyrtare

Arsenal dhe Chelsea sot zhvillojnë përballjen e dytë në...

Deputeti Lutfi Haziri para gazetarëve ka thënë se po përsëritet situata e njëjtë.

“Si çdo herë tjetër, fatkeqësisht, një ditë po një ditë jo po përsëritet, po replikohet situata e njëjtë. Mungesa e një vullneti politik për të gjetur një zgjidhje të shpejt politike tashmë është bërë e pavlefshme me përmend. Është bërë neverike për qytetarë”, tha ai.

Haziri tha se LDK “nuk është mekanizëm votues sipas dëshirave të partisë së parë, as patericë e cila i krijon çdo situatë për të debllokuar dikë që s’ka vullnet me punu”.

“Jemi shumë konstruktiv”, tha ai.

“Me vetë faktin që s’ka marrëveshje politike për formimin e qeverisë e mban arsyetimin te bllokimi i kuvendit. Nëse i duhet zonja Haxhiu arysetim për shkak që s’po mundet me ndërtu qeverinë, është problem i tyre, nuk është problem i joni”, tha ai. /GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz