back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeMuharremaj: Situata në Suharekë më e qetë një ditë pas vërshimeve

Muharremaj: Situata në Suharekë më e qetë një ditë pas vërshimeve

Të ngjajshme

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Marshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik...

Transportuesit rajonalë bllokojnë kufijtë me BE-në, Kosova në vështirësi

Kompanitë e transportit nga disa vende të Ballkanit Perëndimor...

Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar votat...

Pa vonesa në Merdarë, pavarësisht protestës së transportuesve

Ani pse ishte paralajmëruar një protestë nga ora 12:00...

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka deklaruar se situata në këtë komunë është më e qetë dhe më e menaxhueshme një ditë pas vërshimeve që prekën disa zona të Kosovës.

Muharremaj tha se megjithëse situata është stabilizuar, reshjet e shiut kanë filluar sërish, çka mbetet shqetësuese për autoritetet lokale.

“Një ditë pas vërshimeve, situata në Suharekë është më e qetë, më stabile dhe më e menaxhueshme. Megjithatë, për fat të keq, shiu ka filluar përsëri me intensitet të madh. Ekipet emergjente janë në terren, ndërsa dëmet nuk janë aq të mëdha sa në disa komuna të tjera si Malisheva dhe Drenasi”, ka thënë Muharremaj.

Ai bëri të ditur se shumë shpejt komisionet komunale do të dalin në terren për të verifikuar dëmet, të cilat sipas tij janë evidentuar kryesisht në amvisëri dhe në sektorin e bujqësisë.

“Do të formohet komisioni përkatës që do të dalë për të bërë verifikimin e dëmeve, pasi kemi dëme të konsiderueshme në amvisëri dhe në sektorin e bujqësisë”, u shpreh ai.

Muharremaj shtoi se aktualisht nuk ka probleme të mëdha në komunë, përveç disa fshatrave ku, për shkak të kushteve, nuk është arritur të bëhet intervenimi i plotë.

“Nuk kemi shumë probleme të mëdha, përveç disa fshatrave ku nuk kemi mundur të bëjmë ndërhyrje dhe pastrime të plota”, theksoi kryetari i Suharekës./teve1

Të Fundit

Sport

ShowBiz