back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeVërshimet në Klinë, Elezaj: Në orët e mbrëmjes gjendja është përkeqësuar

Vërshimet në Klinë, Elezaj: Në orët e mbrëmjes gjendja është përkeqësuar

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka deklaruar se situata e krijuar nga reshjet e shiut vazhdon të jetë e ndjeshme edhe në ditën e tretë. Ai ka theksuar se deri në orët e hershme të mëngjesit ka pasur reshje intensive, ndërsa gjatë ditës është vërejtur një qetësim i përkohshëm i gjendjes, por situata është përkeqësuar sërish në orët e mbrëmjes.

Sipas Elezajt, familjet që jetojnë pranë lumenjve janë evakuuar për arsye sigurie, kryesisht me vetorganizim, pa kërkuar ndihmë nga Komuna. Autoritetet lokale, megjithatë, vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të qëndrojnë në gatishmëri.

“Kemi pasur reshje shiu deri në orët e hershme të mëngjesit. Gjatë ditës ka pasur një qetësim të situatës, por në orët e mbrëmjes gjendja është përkeqësuar sërish. Kjo është dita e tretë që situata në Klinë mbetet e njëjtë. Familjet që jetojnë afër lumenjve janë evakuuar me vetorganizim dhe nuk kanë kërkuar ndihmë nga Komuna,” ka deklaruar për RTV21.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz