BallinaLajmeMPJ tregon se kush do ta zë vendin e Alma Lamës

MPJ tregon se kush do ta zë vendin e Alma Lamës

Të ngjajshme

Arben Vitia- Hykmete Bajramit: Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka reaguar deputetes...

Ushtarët letonezë patrullojnë vijën administrative, vazhdon angazhimi për siguri në Kosovë

Ushtarët letonezë të angazhuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të...

Këngëtarja kosovare e “djegë rrjetin” me fotosesionin e fundit

Këngëtarja kosovare, Mimoza Shkodra e ka ndezur rrjetin me...

MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situata është nën kontroll

Gjatë natës së mbrëmshme, në aksin rrugor Gjilan-Stanqiq është...

Ambasadori i ri i Kosovës në Itali nuk do të zgjidhet nga politika. Së paku kështu premtojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Zyrtarë të MPJ-së i kanë thënë  se vendin e Alma Lamës atje do ta zë një diplomat karriere nga Shërbimi Diplomatik i Kosovës.

Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj thënë se ambasadori i ri nuk do të jetë politik.

“Ambasadori i ri në Itali nuk do të jetë politik. Do të jetë i karrierës”, ka thënë Zyberaj për Express.

Ndërkohë, për datën se kur do të dekretohet ambasadori i ri në Itali, në MPJ kanë deklaruar se do të ndodhë shpejt.

“Nominimi i ambasadorit/shefit të Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Italisë, do të ndodh shpejt. Për dekretimin e ambasadorit të ri në Itali do të ju mbajmë të informuar në momentin që ndodh”, thuhet në përgjigjet e MPJ’së.

Deri më tani në Itali ka shërbyer Alma Lama e cila është shkarkuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nëpërmjet një dekreti. Pavarësisht se dekreti është nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, Lama nga Italia është kthyer vetëm ditëve të fundit.

Ajo ishte ngarkuar me punë në postin e Ambasadores në vitin 2016, pas marrvëeshjes LDK – PDK për të ndërtuar qeverinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz