BallinaLajmeMPB tregon nëse Ligji i Pagave është kthyer në pikën zero

MPB tregon nëse Ligji i Pagave është kthyer në pikën zero

Të ngjajshme

Klinikat private shpërndajnë kanabis mjekesorë të fortë pa prova se funksionon

Ekspertët paralajmërojnë se kanabisi medicinal, i përshkruar për mijëra...

Blakaj: Gërvalla e Peci kërcënuan deputetët që të mos e votojnë Osmanin për Presidente

Ish‑anëtari i kryesisë së degës së GUXO‑s në Pejë,...

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj disa raportimeve se, Ligji i Pagave është kthyer në pikën zero.

Ata sqarojnë se lajmi është tendencioz dhe i pavërtetë, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se lajmi i publikuar për kthimin e Ligjit të Pagave në pikën zero është tendencioz dhe i pavërtetë.

Vendimi për themelimin e grupit që ka qarkulluar sot në mediume të caktuara është një obligim procedural që përcaktohet nga Rregullorja e Punës së Qeverisë ku caktohen personat që do të monitorojnë vijueshmërinë e procesit.

Zyrtarja e caktuar sipas këtij vendimi është e njëjta që ka përgatitur me ekipin draftin e Ligjit për Paga i cili tashmë është në finalizim.

Po e ritheksojmë se “Drafti është në finalizim, dokumentin do ta ndajmë me të gjitha mediat dhe grupet e interesit dhe do të jemi të hapur për sugjerime e bashkëpunime të shëndosha”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz