Motori i ujit u fik në mes të detit, një turist vdes dhe një tjetër dërgohet në spital
dp

Lexo edheVlorë/ 2 të rinj humbin kontrollin e Piaggo-s dhe përplasen me shtyllën elektrike, 1 i vdekur

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Gjirin e Durrësit, ku Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur, me një motor uji të fikur. Fatkeqësisht, njëri prej tyre ishte humbi jetën, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spital.
Sipas informacioneve paraprake, dy turistët janë gjetur pa mjete identifikuese dhe në gjendje të rënduar fizike. Dyshohet se motorit të ujit i është fikur motori gjatë lundrimit, duke i lënë të ekspozuar për një kohë të gjatë në det të hapur.
Autoritetet dyshojnë se shkaku i incidentit ka qenë hipotermia e mundshme, për shkak të temperaturave të ulëta të ujit dhe qëndrimit të gjatë në det.

Lexo edheVlorë/ 2 të rinj humbin kontrollin e Piaggo-s dhe përplasen me shtyllën elektrike, 1 i vdekur
Policia Kufitare dhe grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e viktimës dhe të personit të plagosur. Më shumë detaje priten pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore dhe hetimeve të mëtejshme. /a2cnn/