Moti për të dielën: Temperaturat deri në 33 gradë Celsius
dp

Lexo edheThe Guardian shkruan që Dua Lipa mori shtetësinë kosovare: Në Sunny Hill performoi këngën Era me babanë, në shqip

Temperaturat pritet të jenë të larta gjatë ditës, duke arritur deri në 33 gradë Celsius në disa zona të Kosovës, transmeton lajmi.net
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të sillen mes 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të variojnë ndërmjet 29 dhe 33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.

Lexo edheThe Guardian shkruan që Dua Lipa mori shtetësinë kosovare: Në Sunny Hill performoi këngën Era me babanë, në shqip
Po ashtu, indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj qytetarëve u këshillohet të marrin masa mbrojtëse, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) rekomandon shmangien e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell dhe përdorimin e kremrave mbrojtës, kapeleve dhe syzeve të diellit./lajmi.net/