Moti për sot dhe nesër

Për pesë ditë vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferikë, transmeton Gazeta Sinjali.
Shkak i vranësirave të dendura e herë-herë konvektive do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se temperaturat do të pësojnë rënie sidomos në vlerat e maksimaleve.
Temperaturat minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse ato maksimale është paraparë të lëvizin ndërmjet 11 dhe 22 gradë Celsius.

Lexo edheSi do t’i marrin qytetarët paratë pas votimit të Ligjit, deklarohen nga Trusti
Po ashtu sipas IHK, dita e martë do të shënoj rënie në vlerat e maksimaleve, parashihen reshje shiu në vise të ulëta dhe vise me lartësi mesatare, derisa në viset malore me lartësi mbi 1500m mbi nivel të detit, reshjet e shiut do të jenë të shoqëruara edhe me fjolla bore.
Sipas parashikimeve numerike dhe sinoptike reshjet parashihen të fillojnë diku në orët e vona të ditës së hënë për të vazhduar edhe ditën e marte.
Të mërkurën reshjet do të zvogëlojnë intensitetin, kurse të enjten parashihen edhe rreze dielli. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-16m/s.














