back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeMoti nesër dhe ditëve në vazhdim!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim!

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell por edhe me vranësira dhe erëra mesatare deri të fuqishme veriore. Ka mundësi që të ketë riga kryesisht të dobëta dhe të izoluara shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër mot kryesisht me diell, por me zhvillim lokal të vranësirave gjatë ditës. Do të mbajë mot pa reshje atmosferike Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta.

Të shtunën dhe të dielën në shumë pjesë të rajonit do të kemi stabilizim gradual të motit si pasojë e fuqizimit të masave ajrore anticiklonike mbi rajonin tonë, megjithatë ende priten vranësira të herëpashershme dhe erëra mesatare veriore. Nga e diela edhe në Kosovë stabilizim i motit dhe ngritje graduale e temperaturave.

Nga fillimi i javës së ardhshme do të kemi ndryshimin e drejtimit të erërave kur do të fillojnë të fryjnë erëra nga drejtimi i jugut. Natën mes së hënës dhe të martës në Kosovë priten reshje të dendura por afatshkurtëra shiu./Meteoballkan

Të Fundit

Sport

ShowBiz