Moti me shi edhe në Shqipëri
BILLI

Lexo edheNë tunelet ku fshiheshin grabitësit e miliona eurove (Video)

Moti për të enjten parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.
Mjegull/mjegullinë lokale do të ketë për shkak të reshjeve të shiut.

Lexo edheNë tunelet ku fshiheshin grabitësit e miliona eurove (Video)
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek ndërsa në mbrëmje fiton shpejtësi 18 m/sek në bregdet.
Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 2-3 ballë, me lartësi vale 1.0-1.6 metra. /Telegrafi/