BallinaLajmeLajmet e FunditMot i freskët sot në Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 25 gradë

Mot i freskët sot në Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 25 gradë

Të ngjajshme

Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në muaj

Ukraina ka nevojë për rreth 700,000 ton naftë dhe...

Ju mpihen shpesh gjymtyrët? Ja arsyet

Kaliumi është një mineral shumë i rëndësishëm për funksionimin...

“Makazze” dhe “Na’Vi” kualifikohen në një finale tjetër, ylli kosovar shkëlqen kundër ekipit rus

Ekipi “Natus Vincere” i njohur si “Na’Vi” është kualifikuar...

Ekspozita skandaloze dhe rimohuesit e zellshëm

Shkruan: Ndue Ukaj Ekspozita skandaloze në të vërtetë është ekspozita...

​Kthehet ora verore, të dielën akrepat do të lëvizin 60 minuta para

Nesër (e diel) kthehet ora verore. Akrepat do të...

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i freskët, me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të fryjnë erëra mjaft të freskëta nga veriu e verilindja, ndërsa vende-vende mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të dobët shiu.

Temperaturat maksimale deri në 23 gradë Celsius në Rrafshin e Kosovës dhe deri në 25 gradë Celsius në Dukagjin.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të  mbajë mot kryesisht me diell dhe i ndryshueshëm.

Në Shqipëri kryesisht me diell, ndërsa vranësira e intervale me diell priten në Maqedoninë Veriore, veri të Malit të Zi dhe Luginë të Preshevës. Rrallë në disa nga këto zona me vranësira mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të dobët shiu.

Të Premten më shumë diell por priten edhe vranësira lokale. Temperaturat do të fillojnë të rriten, kurse në Shqipëri mot stabil, nxehtë dhe me diell.

Fundjava ndjeshëm më e ngrohtë edhe në Kosovë, por të shtunën pasdite në disa zona kryesisht kodrinore-malore mund të ketë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz