Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk duhet ta bombardojë Moskën. Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi Financial Times raportoi se ai e kishte pyetur Zelenskyn nëse mund të bombardonte Moskën dhe privatisht e kishte inkurajuar Ukrainën të shtonte sulmet e thella ndaj Rusisë.
“Jo, ai nuk duhet ta shënjestrojë Moskën”, tha presidenti amerikan të martën kur u pyet nëse presidenti ukrainas duhet të sulmonte kryeqytetin rus, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.
I pyetur nëse kishte ndërmend të furnizonte Ukrainën me armë që mund të arrinin më thellë në territorin rus, Trump u përgjigj: “Ne nuk po kërkojmë ta bëjmë këtë”.
Ukraina të martën po priste detaje të mëtejshme mbi pajisjet ushtarake amerikane me vlerë “miliarda dollarë” të premtuara nga Donald Trump, mes konfuzionit se sa sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot do të dërgohen. Të hënën, Trump tha se një vend i paidentifikuar ishte gati të siguronte menjëherë “17 Patriot”.
Besohet se Ukraina deri më tani zotëron gjashtë “bateri” funksionale të mbrojtjes ajrore Patriot – radarët dhe sistemet e lëshimit me bazë kamionësh që lëshojnë raketat.
Nuk ishte e qartë nëse Trump po i referohej sistemeve të lëshimit, raketave interceptuese që janë municionet e tyre, apo nëse e kuptonte ndryshimin