Të premten e 24 prillit do të shpallet aktgjykimi në rastin e njohur “Banjska”.
Lidhur me këtë zhvillim, nënkoloneli Refki Morina ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke shkruar mbi rëndësinë që pritet të ketë vendimi gjyqësor, por edhe sfidat që e shoqërojnë këtë proces.
Sipas tij, drejtësia për Banjskën është e plotë vetëm kur identifikohen dhe dënohen organizatorët kryesorë.
Reagimi i plotë:
Rasti i sulmit në Banjskë lidhet me një nga incidentet më serioze të sigurisë në veri të Kosovës pas luftës. Sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës në shtator 2023 çoi në vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe ngriti tensione të mëdha politike dhe të sigurisë.
Nëse verdikti gjyqësor shpallet më 24 prill, ai do të ketë rëndësi për:
– Përcaktimin e përgjegjësisë penale për të pandehurit që janë në dispozicion të drejtësisë në Kosovë krijimin e një narrative zyrtare juridike për ngjarjen.
Por, problemi kryesor mbetet fakti që të dyshuarit kryesorë nuk ndodhen në Kosovë, por në Serbi kjo e komplikon drejtësinë!
Mungesa e ekstradimit:
-Kosova dhe Serbia nuk kanë marrëveshje funksionale për ekstradim të ndërsjellë.
Jurisdiksioni i kufizuar:
-Gjykatat në Kosovë mund të gjykojnë vetëm ata që i kanë në dorë.
Dimensioni politik:
-Rasti ka implikime të forta politike dhe ndërkombëtare, jo vetëm juridike.
Praktikat te ne janë :
– Mund të ketë dënime në mungesë për disa të dyshuar, nese provat janë të mjaftueshme.
Procesi mund të mbetet i pjesshëm, pa adresuar plotësisht zinxhirin komandues.
Do të ketë presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për bashkëpunim më të madh në hetim.
Nëse verdikti shpallet, drejtësia konsiderohet e plotë vetëm kur identifikohen dhe dënohen organizatorët kryesorë, zbardhet plotësisht struktura e sulmit.
Në këtë rast, hendeku midis vendimit gjyqësor në Kosovë dhe mungesës së të dyshuarve kryesorë mbetet sfida kryesore./Indeksonline/