BallinaLajmeKrasniqi nga Haga me ngushëllime për vdekjen e Qosjes: Jeta dhe vepra...

Krasniqi nga Haga me ngushëllime për vdekjen e Qosjes: Jeta dhe vepra e tij, dritë udhërrëfyese

Të ngjajshme

Lodhja mund të sinjalizojë dehidratim

Ndjenja e plogështisë dhe lodhjes mund të jetë më...

Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë procesin për gurëthyesit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...

Afati për Presidentin po skadon, kërkohen reforma urgjente zgjedhore

Situata politike në Kosovë po hyn në një fazë...

Vitamina e lirë që mbron zemrën dhe forcon kockat

Ekspertët kanë vënë në pah rëndësinë e vitaminës K,...

Nesër në Kuvend homazh përkujtimor dhe hapet Libri i Zisë në nderim të Qosjes

Nën përkujdesjen e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së...

Bilall Sherifi nga NISMA Socialdemokratike ka bërë të ditur se ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi nga Haga ka shprehur ngushëllime për vdekjen e akademikut, Rexhep Qosja.

Ai ka thënë se jeta dhe vepra e tij do të mbeten dritë udhërrëfyese dhe kujtim i paharruar për të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj. Kjo humbje e rëndë na ka prekur thellë edhe neve, prandaj ndajmë me ju pikëllimin në këto çaste të vështira! Jeta dhe vepra e tij do të mbeten dritë udhërrëfyese dhe kujtim i paharruar për të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan. Ai do të jetojë përherë në kujtesën dhe respektin tonë dhe të kombit”, tha ai.

Krasniqi është shprehur se edhe pse larg e të privuar nga liria, “dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë”.

“Edhe pse larg jush dhe të privuar nga liria prej vitesh, dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë. Nga muret e heshtura të Hagës, ju dërgojmë përqafimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë jush me zemër e shpirt”.

“Urojmë që të gjeni forcë në kujtimet dhe në dashurinë që ai la pas! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij. Bashkudhëtarët e z. Rexhep Qosja në rrugëtimin për realizimin e aspiratave tona të ligjshme kombëtare”, është shprehur Krasniqi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz