Dereck Chisora është rikthyer furishëm në ringun e boksit, duke e lënë të pashpresë kundërshtarin e tij.
Boksieri gjigant e ka nokautuar Artur Szpilka në mënyrë brutale, për të fituar duelin e zhvilluar në ‘O2 Arena’, shkruan Reporteri.net
Ky duel nuk zgjati më shumë se dy minuta, kur bokseri veteran arriti që ta traumatizonte kundërshtarin e tij.
Chisora as nuk mundi të festojë si duhet për shkak që vëmendjen e mori shëndeti i polakut, i cili po të mos ishte për reagimin e mjekëve, më e keqja mund t’i ndodhte./Reporteri.net/