Mogherini në telefon me Thaçin e Vuçiqin, i pyet çka ndodhi

Shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini ka biseduar në telefon me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, pas arrestimit të Marko Gjuriq në veri të Mitrovicës.
Për arrestimin e drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Mogherini ka zhvilluar bisedë edhe me presidentin serb Aleksandar Vucic.
Mogherini ka shpreh keqardhje për zhvillimet e sotme në Kosovë derisa kërkoi dialog.
Ndërkohë presidenti Thaçi i ka thënë Përfaqësueses së Lartë të BE’së se ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që ta ruajnë paqen e qetësinë dhe të gjithë duhet të përqendrohen në të ardhmen.

Lexo edheAGK dënon sulmin në Veri ndaj fotoreporterit të Indeksonline (Foto)
“Duhet të mbetemi të përqendruar në të ardhmen, të ruajmë frymën e dialogut dhe të normalizimit të marrëdhënieve”, është shprehur presidenti Thaçi.















