back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeAGK dënon sulmin në Veri ndaj fotoreporterit të Indeksonline (Foto)

AGK dënon sulmin në Veri ndaj fotoreporterit të Indeksonline (Foto)

Të ngjajshme

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në...

Plagoset një person në Gjakovë, të dyshuarit ende nuk janë arrestuar

Një person ka mbetur i plagosur dje në Gjakovë. Siç...

Ka fjetur me 200 burra, aktorja thotë se ja pa “hajrin” profesionit

Aktorja Jennifer Coolidge, e njohur më së miri për...

Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rreth 1500 euro

Një person në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se...
- Advertisement -

Asociacioni Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin fizik që i është bërë fotoreporterit të Indeksonline, Blerim Uka deri sa po raportonte nga veriu i Mitrovicës, shkruan Indeksonline.

AGK ka kërkuar nga autoritetet ta hetojnë këtë rast dhe sulmuesit të sillen para organeve të drejtësisë.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të AGK-së:

Sulmohet fotoreporteri në Mitrovicën veriore

PRISHTINË, 26.03.2018 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) reagon kundër sulmit fizik që i është bërë anëtarit tonë, Blerim Uka nga disa qytetarë në veri të Mitrovicës.

Fotoreporteri Blerim Uka është sulmuar të hënën nga një grup personash në pjesën veriore të Mitrovicës. Uka është goditur disa herë me shkopinj dhe ka pranuar lëndime të lehta. Atij i janë thyer pajisjet e punës.

Situata në veri u tensionua pasi policia e Kosovës kishte arrestuar zyrtarin e qeverisë serbe, Marko Gjuriq pasi që ky i fundit nuk kishte leje paraprake nga qeveria e Kosovës për të vizituar pjesën veriore të vendit.

Uka ka pranuar trajtimin mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

AGK dënon ashpër këtë sulm ndaj Blerim Ukës dhe kërkon nga autoritetet që të hetojnë këtë rast dhe të sjellin sulmuesit para drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz