Mitrovicë: Gjendet granatë dore në Zhabar, sigurohet zona
dp

Lexo edhe“Me i pas 16 euro deri më 31 dhjetor, më 2 janar duhesh me kërku borxh”, Bedri Hamza komenton deklarimin e pasurisë nga Kurti

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të hënën, kur një qytetar, gjatë mbledhjes së mbeturinave metalike, ka hasur në mjetin e dyshuar shpërthyes.
Menjëherë pas njoftimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar zonën përreth, duke ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë. Po ashtu, është njoftuar edhe njësiti për deminim, i cili pritet të trajtojë dhe largojë mjetin në mënyrë të sigurt.
Autoritetet po e trajtojnë rastin dhe apelojnë për kujdes të shtuar në raste të ngjashme, për të shmangur rrezikun për qytetarët. /Lajmi.net/

Lexo edhe“Me i pas 16 euro deri më 31 dhjetor, më 2 janar duhesh me kërku borxh”, Bedri Hamza komenton deklarimin e pasurisë nga Kurti