back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMiratohet vendimi, kush është kompania që merr kontrollin e gjurmimit të kannabis-it...

Miratohet vendimi, kush është kompania që merr kontrollin e gjurmimit të kannabis-it mjekësor

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Qeveria ka miratuar vendimin për caktimin shoqërisë e cila do të merret me shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së cannabis-it në Shqipëri. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për këtë proces kanë përzgjedhur shoqërinë “ALBTrace Co”, sh.a. Ky propozim ka marrë dakordësinë nga qeveria.

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT TË AUTORIZUAR PËR REALIZIMIN E SHENJIMIT DHE GJURMUESHMËRISË.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 34, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Autoriteti i autorizuar për realizimin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë, sipas ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.

Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”’, thuhet në vendim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz