back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeMiratohet rezoluta për rritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik

Miratohet rezoluta për rritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Në seancën e sotme të Kuvendit është miratuar rezoluta për rritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik.

Kjo rezolutë u votua me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla që të mos eksperimentohet me koeficientet e Ligjit të Pagave.

Ai ka kërkuar që të votohet rezoluta e propozuar nga ta.

Sipas tij, nëse koeficienti ka për qëllim të zvogëlohet dhe nuk vjen në mars në Kuvend, atëherë rritje të pagave në sektorin publik nuk do të ketë.

Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Ligji i Pagave do të vjen në mars.

Ajo ka thënë se do të bëjnë të pamundurën që të kalohet ky ligj. /Reporteri.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz