OKB-ja reagon për protestat në Tiranë: Respektoni të drejtat themelore, dhuna nuk ka vend në shoqëri demokratike
dp

Lexo edheDhunë në protestat në Francë, digjen makina e plaçkiten dyqane, mbi 270 të arrestuar

Në një deklaratë zyrtare, OKB-ja ka theksuar rëndësinë e garantimit të së drejtës për tubim paqësor dhe të lirisë së shtypit, duke kërkuar që këto të drejta të respektohen dhe të mbrohen, transmeton lajmi.net.
Organizata ka nënvizuar gjithashtu se çdo ndërhyrje e forcave të rendit duhet të jetë proporcionale dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Në reagimin e saj, OKB-ja ka dënuar edhe aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë protestave.

Lexo edheDhunë në protestat në Francë, digjen makina e plaçkiten dyqane, mbi 270 të arrestuar
Sipas organizatës, veprime të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe paqësore, ndërsa ka bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e situatës përmes dialogut./lajmi.net/