Ambasada amerikane në Tiranë reagon për protestat në Shqipëri: Dhuna nuk është angazhim qytetar
dp

Lexo edheAmbasada e SHBA-së në Tiranë iu bën thirrje qytetarëve: Protestoni pa dhunë

Përmes një reagimi, ambasada ka dënuar dhunën, lëndimin e personave dhe dëmtimin e pronës, duke theksuar se këto veprime nuk përbëjnë angazhim qytetar, transmeton lajmi.net.
“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në protesta të shmangin aktet e dhunshme dhe të respektojnë të drejtën e të tjerëve për siguri.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, thuhet më tej në reagimin e Ambasadës amerikane.
Protestat në Shqipëri janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit, lëndime të protestuesve e zyrtarëve policorë, si dhe dëmtime të pronës publike dhe private./lajmi.net/

Lexo edheAmbasada e SHBA-së në Tiranë iu bën thirrje qytetarëve: Protestoni pa dhunë