back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeOpozita pritet ta dërgojë në Kushtetuese vendimin për shtrenjtimin e rrymës

Opozita pritet ta dërgojë në Kushtetuese vendimin për shtrenjtimin e rrymës

Të ngjajshme

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Rritja e çmimit të faturave të energjisë elektrike nga ana e Zyrës për Rregullatorin e Energjisë për 100% sapo që të arrihet bllok-tarifa e 800 kW ka ngjallur reagimin e opozitës.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se vendimi i fundit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike do të rendojë edhe më shumë jetën e qytetarëve.

Ai tha se bashkë me partitë opozitare do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme ku do të kërkohet që përmes rezolutës të anulohet vendimi i ZRRE-së.

“Kërkuam që ky bord i ZRRE-së të shkarkohet se janë njerëz të paaftë që po e marrin në

Tahiri po ashtu ka paralajmëruar dërgimin e vendimit në instanca gjyqësore, duke filluar nga Gjykata Themelore deri tek ajo Kushtetuese.

Më tej, ai ka thënë se po sinkronizohet edhe me shefat e grupeve të tjera parlamentare për diçka të tillë.

“Ne si PDK sot propozuam një mocion procedural për të futur në mënyrë urgjente e cila lidhet me vendimin e ZRRE-së, pra vendim të cilin e shpjeguam që nuk duhet të kalojë. Si duket kemi një sinkronizim mes qeverisë, VV-së dhe ZRRE-së për vendosmërinë e tyre për rritjen e çmimit të rrymës. Padyshim se do ta ftojmë një seancë të jashtëzakonshme si opozitë. Ditëve në vijim do të bëjmë edhe kundërshtimin e këtij vendimi përmes institucioneve tona gjyqësore të vendit tonë. Duke filluar nga Gjykata Themelore e Prishtinës deri tek Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar ai në konferencë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz