Ministrja serbe thotë se ka frikë që Gjykata Speciale do të mbetet “letër e vdekur”

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburovic ka shprehur shqetësimin e saj se Gjykata Speciale për krime të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën insiston në BE, do të mbetet “një letër e vdekur”.
Ajo ka thënë se aktakuzat janë paralajmëruar shumë herët për drejtuesit e UÇK-së dhe sipas saj, deri më tani nuk po ndodhë asgjë.
“Nuk jam e sigurt se sa kjo gjykatë për drejtuesit e UÇK-së do të jetë në gjendje që të mbijetojë, sepse aktakuzat janë paralajmëruar shumë më herët dhe asgjë nuk po ndodh”, ka thënë Kuburoviq, shkruan KontaktPlus, transmeton Indeksonline.

Lexo edhe“Me termocentralin ‘Kosova A’ rryma 44 përqind më shtrenjtë”
Tutje, ajo përmed edhe misionin e EULEX-it, duke thënë se kanë njoftuar se do ta reduktojnë misionin dhe të njëjtit do të largohen tërësisht nga sistemi i drejtësisë.
“Për më tepër, EULEX-i njoftoi se do të zvogëlojë misionin e saj dhe do të largohet tërësisht pjesën që ka të bëjë gjyqësorin”, thotë ministrja Kuburović. /Indeksonline/














