Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot dhomën ku kishte qëndruar aktivisti i Vetëvendosjes, tashmë i ndjerë, Astrit Dehari, gjatë kohës së paraburgimit dhe ka parë nga afër pavijonin dhe vendet ku ka qëndruar ai.
Haxhiu ka vizituar edhe dhomat tjera dhe ka pasur rastin të njoh kushtet e burgut duke biseduar me të paraburgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
- Advertisement -