back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeMinistrja Haxhiu: Gjyshi im i ka dhënë bukë e armë Thaçit

Ministrja Haxhiu: Gjyshi im i ka dhënë bukë e armë Thaçit

Të ngjajshme

Gjashtë persona të rrezikshëm në listën e SHBA-ve, janë nga Kosova dhe Shqipëra

Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe janë publikuar në...

Von der Leyen e ndërpret Vuçiqin teksa ai i flet për ‘mesazhin nga Moska’

Shkëmbimi i papritur mes Vuçiqit dhe Ursula von der...

Gjashtë shtetas të Kosovës të arrestuar nga Serbia dhe një i rrëmbyer më 2025

 Pikat kufitare të Kosovës me Serbinë janë shndërruar në...

Gjendet një trup i pajetë pranë urës së Telit në Shkodër

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm...

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar mbrëmë se gjyshi i saj i kishte dhënë bukë e armë ish-presidentit Hashim Thaçi.

Një deklaratë të tillë Haxhiu e ka dhënë në Kanal10, ku ka thënë se përkundër kësaj, ish-presidenti e kishte akuzuar familjen e saj për trafikim me narkotikë.

Ajo ka treguar se e ka paditur ish-presidentin për shpifje dhe se rasti për këtë është në gjykatë, por thotë se ende s’është mbajtur asnjë seancë.

“E kuptoj se në politikë edhe mund të akuzohesh, ndonëse është e ultë, por mund të bëhen. Por, për familjen time ka qenë ndryshe sepse familja ime ka qenë para lufte e gjithmonë ka kontribuar për vendin. Z. Thaçi e njeh familjen time. Gjyshi im i ka dhënë bukë e armë Thaçit, por edhe përkundër kësaj ka bërë një akuzë të tillë. Unë e kam paditur për shpifje, jo si ministre, por si individ. Të akuzosh një familje për trafikim me narkotikë, s’mund t’i mbyllësh sytë. Rasti është në gjykatë dhe ende nuk është mbajtur asnjë seancë”, ka thënë Haxhiu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz